Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, zbatimi i reformave në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Zulfaj ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe nënvizoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të marrë vendim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.
Takimi u zhvillua si vazhdimësi e takimit të mëparshëm në Vjenë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, dhe Kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, ku Zulfaj kishte zhvilluar gjithashtu takim me Ministren Federale për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Bauer.
Në fund të takimit, Zulfaj e ka falënderuar ambasadorin Schnetzer për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian./teve1.info/



Të tjera
Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”
“Çfarë komandant i leshit more!” – Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të lu*ftës
‘Historia nuk mohohet’, Artur Meçollari sfidon Ballën: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e UÇK-së