Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se do ta dërgojë rastin e tij në Gjykatën Supreme, duke kërkuar rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së.
Haxhiu deklaroi se avokati i tij është duke përgatitur ankesën, e cila pritet të dorëzohet brenda afatit ligjor, transmeton IndeksOnline.
“Afati për dorëzimin e ankesës është deri nesër në ora 12:30, por besoj që avokati im do ta paraqesë atë në Gjykatën Supreme që nesër në mëngjes”, tha ai.
Sipas Haxhiut, ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së, ndërsa shprehu bindjen se Supremja do të vendosë në favor të kërkesës së tij.
Një ditë më parë, ai kishte ngritur dyshime për procesin e rinumërimit të votave të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pretenduar se mostrat për rinumërim nuk janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe se në 185 vendvotime janë evidentuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve.
Haxhiu kishte theksuar se qëllimi i ankesës është garantimi i një rezultati të saktë zgjedhor dhe respektimi i votës së qytetarëve.



Të tjera
Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare
Kërçeli i VV’së ironizon me dramën në LDK, i përdorë fjalët e Abdixhikut në reagim
Dega e dytë e LDK në Prishtinë i del kundër Abdixhikut: Iu dhanë të gjitha mundësitë, të japë dorëheqje