Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës në Prizren.
Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”. I arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren/22.06.2026 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga një mjet pune. Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, bën të ditur policia.
Siç u bë e ditur dje, 26 vjeçari vdiq pasi dyshohet se u godit nga një pjesë e pajisjes së punës derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi gjatë procesit të betonimit.
Vdekja e tij u konstatua në vendngjarje.



Të tjera
Marrja e aspirinës tri herë në javë zvogëlon mundësinë e vdekjes nga kanceri
Edhe dega e LDK-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Gola: Serbia vazhdon të mbrojë te*rroristin Milan Radoiçiq