Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Real Madridi është i bindur se mund të realizojë një nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit spanjoll, duke afruar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez nga rivali i qytetit, Atletico Madrid.
Gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol ka deklaruar se në ambientet e klubit madrilen ekziston bindja se “Atletico do ta shesë lojtarin te Reali”, pavarësisht rivalitetit të madh mes dy skuadrave.
Raportohet po ashtu se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë plot 150 milionë euro për 26-vjeçarin, shumë që konsiderohet e vështirë për t’u refuzuar.
Megjithatë, për klubin “rojiblanco”, shitja e një prej yjeve kryesorë te rivali lokal do të ishte një vendim jashtëzakonisht i ndërlikuar, jo vetëm nga aspekti sportiv, por edhe për shkak të reagimit të tifozëve.



Të tjera
BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq
Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025
Futbollisti i Malishevës rikthehet te SC Gjilani, firmos kontratë dyvjeçare