Ylli argjentinas Lionel Messi ka folur për herë të parë rreth mundësisë që të jetë pjesë e Kupës së Botës 2030, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e tij.
I pyetur nëse e sheh veten duke luajtur në turneun që do të zhvillohet pas katër vitesh, Messi u tregua i kujdesshëm në përgjigjen e tij, duke theksuar se aktualisht nuk është i fokusuar te planet afatgjata.
“Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani. Më duket pak larg… por, siç kam thënë, po jetoj ditë pas dite dhe jam i fokusuar te e tashmja”, deklaroi kapiteni i Argjentinës.
Deklarata e 39-vjeçarit ka ngjallur menjëherë diskutime mes tifozëve, të cilët vazhdojnë të ëndërrojnë ta shohin legjendën argjentinase edhe në Botërorin e vitit 2030. Megjithatë, Messi bëri të qartë se për momentin prioritet i tij mbetet e tashmja dhe jo planet për një turne që ende duket larg.
Pavarësisht moshës, fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të futbollit botëror, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë karrierën deri në Botërorin e vitit 2030.



Të tjera
BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq
Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025
Futbollisti i Malishevës rikthehet te SC Gjilani, firmos kontratë dyvjeçare