Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dalë me një sqarim publik lidhur me interesimin e opinionit për qëndrimet e partisë rreth zhvillimeve politike dhe procesit paszgjedhor.
Haziri ka theksuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar sa i përket nominimit për president.
Ai shtoi se në kuadër të debatit paszgjedhor ka paraqitur vetëm parime gjithëpërfshirëse dhe modalitete për bashkëpunim të mundshëm politik, me qëllim të krijimit të stabilitetit institucional.
“Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional”, ka thënë ai.
Haziri ka potencuar gjithashtu se kryetari i partisë mbetet adresa kryesore për proceset e ardhshme politike.
“Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai.
“Kauza ‘një parti, një shtet’ është kauzë e humbur. Askush mbi Republikën!”, ka thënë Haziri.
Sqarimi i tij vjen pas një deklratate të dhënë në REL, ku Haziri theksoi se LDK po kërkon postin e presidentit në kuadër të negociatave politike, ku si emra të mundshëm ka përmendur kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku dhe vetën.
“Në rast se ky emër është Lumiri Abdixhiku, kryetar i partisë ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh brenda LDK-së kam unë”, theksoi Haziri më herët.



Të tjera
Kombëtaret e kualifikuara deri më tash në raundin tjetër, mësohen edhe ato të eliminuarat
Premtimet që meshkujt nuk i mbajnë kurrë
Haxhiu për gazin amerikan: S’është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’, duhen diskutime