Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit – Ekonomia Online

Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit

Shtatë kombëtare kanë humbur matematikisht shanset për të vazhduar më tej në Kupën e Botës 2026, edhe pse ndeshjet e fundit të fazës së grupeve ende nuk kanë përfunduar.

Nga 48 ekipet pjesëmarrëse, 16 do të eliminohen pas përfundimit të fazës së grupeve.

Deri tani, pesë skuadra që humbën dy ndeshjet e para janë eliminuar, ndërsa edhe Katari dhe Republika Çeke i janë bashkuar listës pas rezultateve të dobëta në grupet e tyre.

Sipas formatit të ri të Kupës së Botës 2026, pos të gjitha ekipeve që përfundojnë në vendin e fundit, të cilat eliminohen automatikisht, atyre u bashkohen vetëm katër kombëtaret e renditura të tretat me bilancin më të dobët, kurse tetë të tjera që kanë performuar më mirë, kalojnë në fazën finale të turneut.

Lista e plotë e ekipeve që janë eliminuar:

Haiti

Turqi

Tunizia

Jordania

Panama

Katar

Republika Çeke