Kepi i Gjelbër sërish histori, kalon grupin në Botëror – Ekonomia Online

Kepi i Gjelbër sërish histori, kalon grupin në Botëror

Kepi i Gjelbër fillimisht hyri në histori duke u kualifikuar në Kupën e Botës, e tash e ka shënuar edhe befasinë e radhës.

Ata kanë arritur të kualifikohen për në fazën e nokautit pasi barazuan 0-0 me Arabinë Saudite.

Madje, ata ia kanë dalë si të dytët dhe duke mos e fituar asnjë sfidë, pra me tri barazime radhazi.

Kombëtarja nga Afrika në 1/16 e finales do të ketë punë me kampionin në fuqi të botës, Argjentinën.