Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka nisur zbatimin e një plani operativ për kontroll të shtuar në komunikacion, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve në trafik.
Sipas njoftimit, aksioni po zbatohet nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit dhe fokusi kryesor i tij janë drejtuesit e motoçikletave, bazuar në vlerësimet e fundit të situatës së sigurisë në komunikacion.
Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së parë të zbatimit të planit, i cili ka nisur më 26 qershor, janë konfiskuar tri motoçikleta, ndërsa masa ligjore janë ndërmarrë ndaj 12 motoçiklistëve për shkelje të rregullave të trafikut.
Autoritetet kanë theksuar se operacioni do të vazhdojë në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës dhe do të zgjasë derisa të vlerësohet se janë arritur rezultatet e synuara në përmirësimin e sigurisë në trafik./



Të tjera
FIFA refuzon kërkesën e Francës
Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale
FSK institucioni më i besueshëm në vend, Gjenerallejtënant Jashari: Mirënjohje dhe falënderim për qytetarët