Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në Dubrovnik ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca, përcjell KosovaPost.
Pas takimit, Grlić Radman bëri të ditur se kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave.
Sipas tij, në takim u trajtuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. “Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka theksuar Grlić Radman.
“Me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka shkruar ai në rrjetin social X.



Të tjera
Pastrimi sezonal përmirëson shëndetin tuaj
Konjufca nga Forumi i Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë
Izr@eli súlmon Libanin një ditë pasi ra dakord të tërheqë disa trupa