Ylfete Fanaj është zgjedhur zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit.
“Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale dhe mezi pres vitin në vijim”, shkroi ajo në rrjete sociale.
Ylfete Fanaj është prej tashmë tre vjetësh pjesë e ekzekutivit (qeverisë) të Kantonit të Lucernit.
Gjatë kësaj kohe ajo ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë Departamentin e Drejtësisë dhe sigurisë.
Ndërsa, duke filluar nga dita e djeshme Fanaj është zgjedhur për një vit zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit, duke mbajtur edhe më tutje departmentin që kishte.
“Faleminderit shumë Këshillit Kantonal për besimin e tyre. E ardhmja nuk ndodh vetvetiu – ne e formësojmë atë. Pres me padurim të vazhdoj të marr përgjegjësi”, deklaroi Fanaj.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide