Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se njoftimi për dorëheqje nga posti i presidentit, ndërkohë që përgatitet një strategji për të qëndruar në pushtet sa më gjatë, është një lëvizje tipike e autokratëve.
“Njoftimi për dorëheqje nga posti i presidentit, për të planifikuar një strategji që të mbetet në pushtet sa më gjatë. Në një mënyrë ose në një tjetër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë në këtë lëvizje klasike të manualit të autokratëve”, ka shkruar Reuten në X”.
Ai bëri thirrje që vëmendja të mbetet te kërkesat e qytetarëve serbë, duke theksuar se ata kërkojnë zgjedhje të ndershme, zbatim të sundimit të ligjit – e jo vetëm dialog për të – si dhe transparencë.
“Ne mbetemi në krah të qytetarëve të Serbisë, të cilët vazhdojnë të kenë kërkesa shumë të thjeshta: zgjedhje të ndershme, jo dialog për sundimin e ligjit, por zbatim të tij dhe transparencë”, ka përfunduar eurodeputeti.



Të tjera
Arrestími i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe
Ronaldo takohet me Rodrygon, e pyet për lëndimin dhe fazën e rikuperimit
Pas 29 ditësh protestë, qytetarët hedhin hapin e radhës, del plani për qeveri teknike tranzitore