Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të infermierit, Bujar Vitija.
Në njoftimin e SHSKUK thuhet se ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment. Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin
Si të humbni 5 kilogramë pa shkuar fare në palestër
Katër pijet që duhet t’i pini çdo ditë për zemrën