Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se testimi dhe ngjyrosja e Urës së Ibrit kanë përfunduar, dhe tani është koha që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime konkrete për hapjen e urës për kalimin e automjeteve.
Haxhiu theksoi se, megjithëse Qeveria Kurti ka rihapur prej kohësh diskutimin për Urën e Ibrit, situata vazhdon të mbetet e pandryshuar.
Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë. Ura e Ibrit duhet të hapet për kalimin e automjeteve,” shkroi Haxhiu.
Ai gjithashtu paralajmëroi se mos hapja e urës për qarkullim do të përbënte një hap mbrapa, duke rikthyer situatën në vitet 1999-2000.
“Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000,” përfundoi Haxhiu.



Të tjera
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme
Si t’i njihni njerëzit depresivë?