Rinovimi i kontratës së Vinicius Junior është shndërruar në prioritetin absolut të Florentino Perezit për këtë verë, sipas gazetarit Miguel Serrano.
Presidenti i Real Madridit është i vendosur të sigurojë të ardhmen e yllit brazilian në “Santiago Bernabeu”, duke bërë që planet për një transferim të mundshëm të Michael Olise të kalojnë në plan të dytë.
Serrano raporton se situata rreth negociatave kishte hyrë në një fazë të ngrirë, gjë që e shtyu Perezin të marrë personalisht kontrollin e plotë të bisedimeve me kampin e lojtarit.

Marrëdhënia e fortë personale mes presidentit dhe Viniciusit vazhdon të luajë një rol kyç në negociata, pasi braziliani ndien mirënjohje të madhe ndaj Perezit për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë ndër vite.
“Rinovimi i Viniciusit është strategjik për Florentino Perezin. Ai qëndron në krye të listës së prioriteteve të tij”, ka deklaruar Serrano, duke nënvizuar rëndësinë që presidenti i Real Madridit i kushton qëndrimit afatgjatë të sulmuesit në klub.
Ndërkohë, Olise pritet të qëndrojë te Bayerni edhe për një tjetër vit, me skuadrën gjermane që po refuzon ta shesë me çdo kusht, duke bërë të qartë se edhe nëse ofrojnë 220 milionë euro – prapë do të refuzohet.



Të tjera
Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni