Pas kthimit të trupit të premten në Kosovë, dhe pas autopsisë e ekzaminimeve shtesë që i janë bërë, trupi i Faton Hajrizi i është kthyer familjes për t’u varrosur këtë të dielë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët e Skenderajt, ndërsa sipas njoftimit të Xhamisë së fshatit, e pamja do të jetë e hapur nga e hëna deri të mërkurën.
Postimi i plotë:
NJOFTIM!
(Nga familja e Mustafë Hajrizi)
Familjar, miq, shokë, shoqëri e nderuar e Faton Hajrizit, dhe bashkë qytetar!
Ju njoftojmë se varrimi i tashmë të ndjerit, Faton Hajrizi do të bëhet në ditën e Dielë, ora 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Poshtme.
Ndërsa, e pamja është ditën e Hënë, e Martë dhe të Mërkurë.
Me respekt familja Hajrizi!



Të tjera
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme
Si t’i njihni njerëzit depresivë?