Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur pas mbledhjes që kryesia e kësaj partie e ka mbajtur me kryetarët e degëve.
Ai para mediave u shpreh se nuk ka pasur asnjë takim me liderin e VV-së njëherësh kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Më lejoni ta konfirmoi edhe njëherë. As nuk kemi pasur ftesë as nuk iu kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona lidhur me peshën që na e kanë dhënë qytetarët. Takime nuk ka pasur deri në momentin që po flasim sepse nuk ka pasur asnjë ftesë”, u shpreh Haziri.
Haziri dha edhe detaje lidhur me atë se çka është diskutuar në mbledhje e LDK-së.
“Debati i brendshëm i LDK-së në situata paszgjedhore ka filluar sot. Natyrisht që disa degë dhe kolegë tonë kanë bërë veprime paszgjedhore që kanë shkaktuar edhe procese. Por, sot në kolegjiumin e degëve, diskutuam çështjet, analizuam numrat, vlerësimet e para që dalin nga rezultati zgjedhor. Numrat janë ata që LDK-së i kanë dhënë këtë peshë politike, ne jemi në një grup parlamentar prej 18 deputetësh. Pak a shumë në një situatë paszgjedhore në të cilën besojmë shumë që do të arrijmë ta mbyllim këtë proces pas certifikimit të rezultateve zgjedhore”, u shpreh Haziri.



Të tjera
Brazili me rikthim të madh, e eliminon Japoninë dhe kalon tutje
Shearer: Anglia duhet të përmirësohet në mbrojtje
Macron: Franca dhe Omani do të bashkëpunojnë për shpërshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme