Skuadra italiane shumë afër transferimit të Albion Rrahmanit – Ekonomia Online

Skuadra italiane shumë afër transferimit të Albion Rrahmanit

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, është shumë pranë transferimit te skuadra e Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të fundit, Rrahmani ka arritur marrëveshje personale me klubin italian Venezia dhe tashmë mbetet që klubet të finalizojnë detajet e transferimit, ndërsa raportohet se skuadra italiane ka ofruar 7 milionë euro për 25-vjeçarin.

Bomberi kosovar, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij, shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën italiane në prag të sezonit të ri.

Rrahmani aktualisht është pjesë e skuadrës Sparta Pragë, ku në sezonin e fundit ka zhvilluar 49 ndeshje ndërsa ka arritur të shënoj 16 gola.

Nëse marrëveshja mbyllet me sukses, kjo do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e Albion Rrahmanit, i cili vazhdon të jetë një nga sulmuesit  që ka një të ardhme të ndritur para vetës.