Eurodeputetja norvegjeze Tineke Strik ka marrë fjalën në protestën e 30-të radhazi para Kryeministrisë, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë po mbrojnë demokracinë dhe vlerat evropiane, ndërsa ka kritikuar qeverinë.
“Ju jeni ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria jo. Ju nuk e pranoni që të mos ketë demokraci dhe po luftoni për të drejtën e lirisë”, u shpreh Strik.
Eurodeputetja i bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa premtoi se mesazhet e tyre do t’i përcjellë në Bruksel.



Të tjera
Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan
Faktorët që ju shkurtojnë jetën
Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kri*minel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë