Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve rezulton të jetë i rrejshëm, Policia heq masat e sigurisë

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve rezulton të jetë i rrejshëm, Policia heq masat e sigurisë

Policia nuk ka gjetur asnjë mjet të dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Pas kontrolleve të kryera, qarkullimi është liruar.

Në orët e mëngjesit Policia kishte marrë një informacion për një mjet shpërthyes.

Edhe ditë më parë ishte pranuar një informacion i tillë, por që rezultoi i rrejshëm.