Kur e ka dënuar me 25 vite burgim, gjykata e ka konstatuar se Enver Sekiraqa qëndron prapa vrasjes së policit Triumf Riza për motive të hakmarrjes si rezultat i një konflikti që fillon më 2000-2001.
Sekiraqa vazhdon të mbetet në arrati pavarësisht se ka një vendim të Apelit që e kishte kthyer në paraburgim pasi fillimisht shkalla parë e kishte lënë të lirë kur e kishte shpallur aktgjykimin dënues ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktgjykimin prej 156 faqesh të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën ndaj Sekiraqës për nxitjen e vrasjes së policit të ndjerë Triumf Riza, përfshihen deklaratat e rreth 40 dëshmitarëve dhe administrimi i 85 provave materiale.
Sipas gjykatës, konflikti që çoi në vrasjen e Rizës filloi në vitet 2000-2001, kur ai, si zyrtar i Policisë së Kosovës, u kërcënua nga Enver Sekiraqa.



Të tjera
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme
Si t’i njihni njerëzit depresivë?