Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas më se tri javësh.
E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shkruar një status lidhur me rastin e Faton Hajrizit, ku ka hedhur kritika ndaj sistemit të drejtësisë.
Musliu ka ngushëlluar familjen e Hajrizit teksa ka njoftuar se nuk do të jetë prezent sot në ceremoninë e varrimit.
Postimi i plotë:
Pusho në paqe Faton. Jeta jote do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive. Në pamundësi që të jem fizikisht pranë familjes Hajrizi sot, familjes shokëve e miqëve, ju shprehë ngushëllimet me të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi.



Të tjera
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme
Si t’i njihni njerëzit depresivë?