Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin historik të gazetës “Rilindja”, duke e cilësuar atë si një ndër institucionet më të rëndësishme në emancipimin shoqëror, kultivimin e gjuhës shqipe dhe ndërtimin e vetëdijes kombëtare, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se, me rastin e 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka pritur në një takim ish-gazetarë, redaktorë dhe autorë librash të “Rilindjes”, për të kujtuar kontributin e kësaj gazete dhe shtëpie botuese.
Në takimin e organizuar me këtë rast morën pjesë Binak Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Evliana Berani, Dush Gashi, Mehmet Gjata dhe Emine Berisha, ish-gazetarë, redaktorë dhe autorë librash të “Rilindjes”, me të cilët, sipas Kurtit, u diskutua për rëndësinë e raportimit dhe mbulimit të ngjarjeve historike.



Të tjera
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
Dredhëzat përmirësojnë shëndetin e zemrës
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së