Kosova ka moshën mesatare më të re krahasuar me shumë prej vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian (BE), është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në një konferencë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku morën pjesë edhe udhëheqës të institucioneve shtetërore të vendit dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, u bë e ditur se po ashtu nga 42,2 vjet jetë mesatarisht sa jetonte në vitin 1950 një banor në territorin e Kosovës, sot jeton mesatarisht 78,2 vjet.
“Bullgaria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, BE-ja, moshën mesatare e ka 44,7 vjet, ndërsa Kosova 35,5. Ky është trendi ku jemi sot, por në të ardhmen edhe ne do ta ndjekim vjetërsinë. Ende Kosova ka një potencial që duhet shfrytëzuar në kohë. Demografët e quajnë ‘dritarja e mundësisë’”, theksoi drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.
Kastrati tha se në vitin 1950 jetëgjatësia mesatare në Kosovë ka qenë 42,2, në vitin 1999 ka qenë 58,3, për shkak të luftës, ndërsa tani mesatarisht një qytetarë në Kosovë jeton 78,2 vjet.



Të tjera
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
Dredhëzat përmirësojnë shëndetin e zemrës
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së