Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka parë si ‘’vendimmarrje politike’’, shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Specialja, i cili do të bëhet më 16 shtator, në orën 10:00.
Hoxhaj, mbrëmë i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se këtë vendim të Speciales, ai e sheh të ‘’lidhur me procesin paszgjedhor’’ në Kosovë, duke theksuar se ai nuk ka ‘ndonjë fakt konkret’’ porse, e ka nga intuita.
‘’Ma shumë e lidhi me procesin paszgjedhor. Natyrisht, më së i bindur jam. Fakti që zoti Thaçi kur është marrë peng për të shku në gjykatë, ka qenë president, e kanë marrë prej zyrës së presidentit, dhe ka shku drejt gjykatës. Unë e shoh shtyrjen e vendimit të ndërlidhur direkt, por nuk dua që të spekuloj më shumë, sepse nuk kam ndonjë fakt konkret por intuita ime thotë që ka të bëjë puro me vendimmarrje politike.
Hoxhaj, ka deklaruar edhe se, sipas tij, gjykatat ndërkombëtare ‘’shpesh janë zgjatje e politikës ndërkombëtare’’.
Pos këtyre, Hoxhaj, ka deklaruar edhe se, qëndrimi i PDK’së, ka qenë që gjykata të jap sa më shpejt vendimin në rastin e ish-krerëve të UÇK’së.
‘’Qëndrimi i jonë si PDK, ka qenë që gjykata ta jap vendimin sa më shpejt përtej asaj çfarë ndodh në Kosovë, a ka zgjedhje a s’ka, a ka institucione a s’ka, do të duhej që vendimi të jetë sa më i shpejt dhe i prerë’’, ka deklaruar Hoxhaj mes tjerash.



Të tjera
Tahiri për koalicionin e mundshëm me VV: LDK-ja nuk është vetë ofruar, madje nuk do të bëjë një gjë të tillë
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
Dredhëzat përmirësojnë shëndetin e zemrës