Zvicra ka arritur të fitojë ndeshjen e tyre në 1/16-tat e Botërorit.
Xhaka me shokë, arritën të mposhtin Algjerinë e Riyad Mahrezit me rezultat 2-0 në Vancouver.
Kjo do të jetë paraqitja e 4-të radhazi e “Helvetikëve” në 1/8-tat e finales, që nga Botërori 2014 e tutje.
Për Granitin, ishte një ndeshje historike pasi që me këtë ndeshje ai ka arritur të bëjë 150 paraqitje me fanellën “Helvetike”.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Breel Embolo dhe Dan Ndoye.
Zvicra, në 1/8-tat e finales do të përballet me fituesin e ndeshjes Kolumbi-Ganë.



Të tjera
Mbappe përballet me sfidën e nxehtësisë në ndeshjen kundër Paraguajit
Ushqimet që lehtësojnë ankthin
Gjenerata 2026 e kadetëve të FSK-së diplomon sot