Mbappe përballet me sfidën e nxehtësisë në ndeshjen kundër Paraguajit – Ekonomia Online

Mbappe përballet me sfidën e nxehtësisë në ndeshjen kundër Paraguajit

A mund ta rrezikojë kjo garën e Francës për Kupën e Botës dhe ndjekjen e Kylian Mbappes për “Këpucën e Artë”?

Ylli francez do të përballet me një situatë të pazakontë në rrugëtimin e Francës në Botëror, teksa “Gjelat” luajnë të shtunën kundër Paraguait në fazën e 1/8 së finales.

Mbappe po zhvillon një nga paraqitjet individuale më të forta në historinë e Kupës së Botës, me tetë përfshirje direkte në gola në vetëm katër ndeshje.

Ai e nisi turneun me dy gola ndaj Senegalit, shënoi edhe kundër Irakut, asistoi dy herë ndaj Norvegjisë dhe realizoi dy gola të tjerë kundër Suedisë.

Aktualisht, Mbappe është i barazuar me Lionel Messin në garën për “Këpucën e Artë”, pasi të dy kanë shënuar nga gjashtë gola deri më tani në turneun që po zhvillohet në Amerikën e Veriut.