Nga partia VLEN në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një video në autostradën Shkup-Bllacë, e cila duket se po bëhet realitet.
Bilall Kasami, nga kjo parti, ka deklaruar se nga e hëna do të nisin punimet për 10 kilometrat e fundit të mbetur në pjesën Shkup – Bllacë.
“Edhe një premtim po bëhet realitet. Shkupi dhe Prishtina po lidhen me autostradë. Nga e hëna me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punimeve të 10 kilometrave të mbetur nga Shkupi për në Bllac, do të nisin punët intenzive që kjo arterie kryesore e korridorit Kosovë – RMV të bëhet realitet’’’, ka thënë ai.
Ndryshe, Izet Mexhiti, ka deklaruar se pika kufitare në Bllacë, është pika më e frekuentuar.
“Me ardhjen e VLEN’it në qeveri, një ndër projektet e para ka qenë one-stop shopi Bllacë dhe Jazhincë, dhe sot jemi këtu në pikën kufitare të Bllacës, e cila është pika me frekuente në RMV’’, ka deklaruar ai.



Të tjera
Ancelotti: Kush do ta kishte menduar se Argjentina do të kishte vështirësi kundër Kepit të Gjelbër?
25 vjet më parë ishte arritur marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe shqiptarëve
Kakao ul presionin e lartë të gjakut