Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, po kalon një Botëror fantastik, ku ka realizuar katër gola dhe është një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së Luis de la Fuentes.
Pavarësisht formës së shkëlqyer dhe interesimit të klubeve të mëdha evropiane, 29-vjeçari nuk mendon të largohet nga Real Sociedadi.
Në një intervistë për Marca, Oyarzabal u pyet për të ardhmen e tij dhe mundësinë e një transferimi gjatë verës, por ai ishte i qartë, përcjell “Gazeta Express”.
“Jam te Real Sociedadi, aty ndihem si në shtëpi. Nuk mund të kërkoj më shumë. Në futboll nuk mund ta dish kurrë se çfarë sjell e ardhmja, por unë jam shumë i lumtur aty ku jam”, u shpreh sulmuesi spanjoll.
Oyarzabal theksoi se fokusi i tij i vetëm është Botërori dhe suksesi me kombëtaren spanjolle, duke e lënë në plan të dytë çdo spekulim për merkaton.
Falë katër golave të shënuar deri tani në turne, ai është ndër golashënuesit më të mirë të Botërorit 2026 dhe një nga armët kryesore të Spanjës në garën për trofeun.



Të tjera
Hajdari: Reformat në tregun e naftës nuk ndalen nga shpifjet, po mbrojnë interesat e monopoleve të vjetra
Sonte super përballja Brazil – Norvegji
Qepët e reja eliminojnë probleme të ndryshme shëndetësore