Titulli: KRU “Gjakova”: Një person derdhi qumësht në Bistricë, do të paditet – ndërpritet përkohësisht mbushja e Liqenit të Radoniqit
Lajmi:
K.R.U. Gjakova ka njoftuar se një person i identifikuar si Tafë Çeku ka publikuar video dhe fotografi në Facebook, ku shihet duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit derdhen në kanalin furnizues të Liqeni i Radoniqit.
Sipas kompanisë, ekspertët e saj vlerësojnë se qumështi paraqet ngarkesë të lartë organike për mjedisin ujor, pasi nxit shumimin e baktereve, rrit turbullirën e ujit dhe konsumin e oksigjenit, shton kërkesën për klor gjatë procesit të dezinfektimit dhe mund të favorizojë formimin e trihalometaneve (THM).
Për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se është detyruar të ndërpresë për disa orë mbushjen e Liqenit të Radoniqit me ujë nga kanali, deri në përfundimin e vlerësimeve dhe marrjen e masave të nevojshme nga ekipet profesionale.
Kompania njofton se rasti është raportuar në Policia e Kosovës, e cila pritet të ndërmarrë veprimet sipas kompetencave ligjore. Po ashtu, sipas njoftimit, ndaj personit në fjalë do të iniciohet padi dhe procedurë gjyqësore gjatë ditës së hënë.
Në fund, KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo pakënaqësi ta adresojnë përmes rrugëve ligjore dhe institucionale, duke theksuar se çdo ndotje e burimeve ujore cenon interesin publik, pasi nga Liqeni i Radoniqit furnizohen me ujë të pijshëm mbi 200 mijë banorë.
Njoftimi i Plotë:
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIKK.R.U. “Gjakova” Sh.A. njofton opinionin publik se një person i quajtur Tafë Çeku ka publikuar video dhe fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit derdhen në kanalin furnizues të Liqenit të Radoniqit.Sipas ekspertëve të K.R.U. “Gjakova” Sh.A., qumështi paraqet një ngarkesë të lartë organike për mjedisin ujor. Shkencërisht, ai nxit shumimin e baktereve, rrit turbullirën e ujit dhe konsumin e oksigjenit, shton kërkesën për klor gjatë procesit të dezinfektimit dhe mund të favorizojë formimin e trihalometaneve (THM).Për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm dhe në përputhje me procedurat teknike, jemi të detyruar të ndërpresim për disa orë mbushjen e Liqenit të Radoniqit me ujë nga kanali, deri në përfundimin e vlerësimeve dhe masave të nevojshme nga ekipet tona profesionale.Lidhur me këtë rast, K.R.U. “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme sipas kompetencave ligjore. Po ashtu, ndaj personit në fjalë do të iniciohet padi dhe procedurë gjyqësore gjatë ditës së hënë.U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo pakënaqësi apo shqetësim ta shprehin përmes rrugëve ligjore dhe institucionale, duke mos ndërmarrë veprime që rrezikojnë burimet e ujit të pijshëm. Çdo ndotje ose dëmtim i burimeve ujore cenon interesin publik, duke pasur parasysh se nga Liqeni i Radoniqit furnizohen me ujë të pijshëm mbi 200 mijë banorë.K.R.U. “Gjakova” Sh.A. mbetet e përkushtuar për të garantuar furnizim të sigurt dhe cilësor me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e saj.




Të tjera
Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk është më i njëjti sikur kur ishte te Real Madridi
Trajneri i Meksikës, zbulon planin ndaj yllit të Anglisë: Harry Kane nuk duhet të ketë hapësirë
9 tiparet e njerëzve të suksesshëm