Qytetarë dhe organizatorë të protestës së 2 korrikut pritet të mblidhen edhe sot para Gjykatës Penale të Tiranës, në shenjë solidariteti me 9 të rinjtë e arrestuar gjatë incidenteve të ndodhura pranë Parlamentit. Të ndaluarit do të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Protesta vjen një ditë pas tubimit masiv, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë çuan në shoqërimin e 18 personave dhe lëndimin e disa të tjerëve. Mbështetësit e të arrestuarve i cilësojnë ndalimet si të padrejta dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.
Marshimi i sotëm pason protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar para Komisariatit nr. 3, ku qytetarët kërkuan lirimin e bashkëmoshatarëve të tyre. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar vazhdimin e reagimit qytetar.



Të tjera
Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk është më i njëjti sikur kur ishte te Real Madridi
Trajneri i Meksikës, zbulon planin ndaj yllit të Anglisë: Harry Kane nuk duhet të ketë hapësirë
9 tiparet e njerëzve të suksesshëm