Pas fitores së Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër, Lionel Messi u ndal në zonën mikse ku u takua me gazetaren Sofi Martínez, duke U dhënë fund, me ironi, thashethemeve që prej kohësh qarkullonin për një raport të supozuar sentimental mes tyre dhe madje edhe për një “ndalim” të intervistave.
Në momentin e takimit, kapiteni argjentinas komentoi me humor zërat që janë përhapur ndër vite: “Pastaj thonë se nuk të përshëndes, se të shikoj apo nuk të shikoj. Nëse të shikoj është pse të shikoj, nëse të përshëndes është pse të përshëndes”, u shpreh Messi, duke iu referuar indirekt spekulimeve që e kanë shoqëruar prej kohësh.

Kjo polemikë nisi pas një interviste gjatë Botërorit të Katarit 2022, kur mënyra se si Messi e shikoi gazetaren teksa ajo i drejtohej me disa fjalë emocionale u bë virale dhe u interpretua nga disa si një interes i mundshëm sentimental. Në Botërorin 2026, çështja u rikthye sërish në vëmendje me pretendime se bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, ishte shqetësuar dhe se disa lojtarë po shmangnin intervistat me gazetaren.
Megjithatë, si vetë Sofi Martínez ashtu edhe Messi i kanë hedhur poshtë këto zëra. Gazetarja u përpoq ta mbyllte momentin me profesionalizëm, duke thënë: “Le të kthehemi te ajo që na pëlqen më shumë, puna jonë”, ndërsa falënderoi futbollistin për qëndrimin e tij.
Më vonë, Martínez shpjegoi se gjithçka kishte lindur nga “zhurma pa kuptim që krijohet herë pas here gjatë javës”. Ajo shtoi se Messi nuk kishte detyrim të sqaronte asgjë, por e bëri për të mbyllur përfundimisht këtë çështje. Në të kaluarën, ajo kishte treguar se ishte ndier e detyruar të fliste publikisht për të hedhur poshtë spekulimet, ndërsa kishte zbuluar edhe një mesazh qetësues nga Antonela Roccuzzo, e cila i kishte shkruar: “Sofi, mos u shqetëso… mos i dëgjo budallallëqet.”




Të tjera
Këto shenja tregojnë se atij nuk po i pëlqeni më
Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
`Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive