Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë për protestën e 36-të radhazi kundër qeverisë. Protestuesit marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku janë vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një kërkesë të panegociueshme.

Në pankartat e mbajtura gjatë marshimit nuk mungojnë edhe akuzat për mungesë dialogu me qytetarët, arroganca e kreut të qeverisë dhe kritikat ndaj mënyrës së qeverisjes. Protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa pjesëmarrja është shtuar gradualisht gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.