Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA

Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA

Marco Rubio, numri tre i Amerikës fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e pavarësisë së SHBA

Dy fëmijë kosovarë patën fatin e rrallë që të fotografohen me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, në festën më të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, përvjetorin e pavarësisë së saj, që u organizua nga Departamenti i Shtetit.

Ata janë djemtë e ambasadorit të Kosovës në Washington, llir Dugolli.

Faqja e ambasadës së Kosovës në Amerikë e ka publikuar foton e Rubios me kosovarët e vegjël, të dielën, më 5 korrik.

“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në këtë njoftim, transmeton KosovaPress. ‘Ishte nder i veçantë t’u bashkohej miqve amerikanë në shënimin e këtij përvjetori historik dhe në kremtimin e vlerave mbi të cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara”.

Me rastin e festës së madhe të 250 vjetorit të pavarësisë së vendit të tij, Rubio ka bërë një deklaratë ku ka thënë se beson që Amerika do të vazhdojë edhe për kaq vjet të jetë shteti më i fortë në botë.

“Amerika është një komb i jashtëzakonshëm, sepse ne jemi një popull i jashtëzakonshëm. Me hirin e Zotit, do të vazhdojmë të jemi të tillë edhe për 250 vitet e ardhshme”, ka thënë ai.