Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “Orenda”, që lidhet me keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi të pleqve në vitin 2022.
E pandehura Aurona Pelaj, është shpallur fajtore pasi është vërtetuar se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës. Gjykata e ka dënuar atë me 2 vjet e 3 muaj burgim.
Përveç dënimit me burgim, Gjykata ka shqiptuar edhe masën plotësuese, me të cilën Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh, raporton Klan Kosova.
Ndërkaq, e pandehura Altina Rexhepi është liruar nga akuza. Ajo akuzohej se në bashkëkryerje me Aurona Pelajn kishte përdorur forcë ndaj viktimës duke ia mbajtur duart gjatë incidentit, mirëpo Gjykata vendosi ta lirojë nga akuza.
Sa i përket të pandehurës Remzie Kuqi, Gjykata ka refuzuar akuzën për veprën penale “Sulmi”, pasi Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale për këtë pikë të aktakuzës.



Të tjera
Isufaj: Janë në përfundim hetimet për m@sakrën ndaj familjes Jashari
Helmimi me ushqim, çfarë duhet të bëni për t’u shëruar
E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje