Mështekna e bardhë është një pemë drunore tepër
kurative, pasi asaj i përdoren të gjitha pjesët: druri, gjethet, lëvorja, lëngu
dhe rrënjët. Ka një lëkurë të bardhë dhe rritet deri në 40 metra lartësi. Preferon
më tepër zonat e thella të ahut dhe të drurëve halorë, por mund të kultivohet
edhe si pemë dekorative, nëpër parqe e lulishte.
Bima ka një trung të lartë ku renditen sythat
në formë tjegullash. Degët e reja janë plot me gjëndra rrëshinore. Aty vendosen
edhe gjethet majëgjata si në formën e rombit, ngjitëse kur janë të reja, me
shumë dhëmbë të sharrëzuar.
Fruti i bimës është i imët dhe me formë vezake.
Ai formohet pas pjalmimit të lulësave mashkullore me ato femërore. Lulet
mashkullore të mështeknës rrinë të bashkuara tre e nga tre dhe çdo lulës ka nga
një kupë të imët dhe 2 thekë të copëtuar.
Ndërsa lulet femërore janë të mëdha dhe pa
kupë. Gjethet duhet të mblidhen gjatë verës.
Ato thahen në hije dhe në vende të ajrosura
mirë, duke ruajtur kështu rezerva të mira në saponinë, vajra eterikë,
flavonoide, e materie të tjera mjekësore, të cilat njihen gjerësisht për
kurimin e sëmundjeve të veshkave, posaçërisht kundër pezmatimit të tyre dhe
qetësimit të fshikëzës dhe kanaleve urinare.
Sythat mblidhen më herët, në pranverë. Ata
stimulojnë krijimin e lëngut tëmthor.
Ndërsa lëngu kurativ i mështeknës këshillohet
të mblidhet në shkurt-mars, duke u ruajtur në enë të pastra e të vulosura mirë.
Shpeshherë, shfrytëzohet edhe katrani i mështeknës, i cili përftohet me
distilimin e thatë të trungut, rrënjës ose lëkurës së saj.
Me përdorim të jashtëm, ai është i vlefshëm
kundër parazitëve të zgjebes dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.
Sëmundjet e veshkave
Merren 2-3 gr gjethe të thara dhe të thërrmuara
të mështeknës dhe ziehen, me 150 ml ujë. Ena vuloset dhe lihet të pushojë për
10-15 minuta. Më pas kullohet dhe konsumohem gjatë ditës deri në 3 gota të saj,
të ëmbëlsuara me një lugë kafeje mjaltë.
Kundër sëmundjeve reumatike
Për të kuruar sëmundjet e reumatizmës, merren
4-5 grushta me lëkurë mështekne të tharë dhe të thërrmuar imët. Ato përvëlohen
në 3-4 litra ujë, duke u lënë më pas rreth gjysëm ore, që të thartohen.
Tretësira e përftuar kullohet, ngrohet në temperaturë të durueshme dhe në të
zhyten pjesët e sëmura të trupit, 1-2 herë në ditë.
Lëngu i mështeknës ka gjetur përdorim efikas në
mjekësinë popullore edhe si:
Pastrues efikas i gjakut;
Kundër sëmundjeve të lëkurës.



Të tjera
Martinez nuk e sheh më veten në krye të Portugalisë: S’e fituam Botërorin, s’ka kuptim të vazhdoj…
Gjiganti i Ligës Premier ofron 150 milionë euro për transferimin e Vinicius Junior
Pesë ushqimet që duhet shmangur nëse vuani nga diabeti