Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga Ankaraja, para Samitit të NATO-s, foli edhe për raportet me Turqinë.
Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë aktualisht në nivelin më të mirë që kanë qenë ndonjëherë.
“Marrëdhëniet, do të thosha, marrëdhëniet me Turqinë tani janë ndoshta më të mira se kurrë më parë”, tha Trumpi.
Trumpi ka njoftuar po ashtu se SHBA-ja do t’ia heqë sanksionet Turqisë, të cilat ishin vënë kur Ankaraja bleu raketa ruse.
Sanksionet e ndaluan shitjen e aeroplanëve luftarakë te Turqia, premtim ky të cilin e përmendi sot Erdogani dhe Trump.
Presidenti amerikan tha se së shpejti do të marrë një vendim nëse do t’i shesë Turqisë avionët luftarakë F-35, pavarësisht ndalimit të vendosur nga Kongresi amerikan.
Ai vlerësoi gjithashtu Turqinë, duke thënë se ka qenë “më besnike se disa vende të tjera” që kanë marrë këta avionë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
Nga ana e tij, Erdogan u shpreh optimist se Ankaraja është pranë arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në për blerjen e F-35, si dhe të motorëve amerikanë për avionin luftarak turk KAAN. Sipas tij, Turqisë “i janë premtuar pesë avionë”.



Të tjera
Produktet që e zëvendësojnë sheqerin
Vetë e ofendoi në baza racore Mbappen, politikania paraguajane e ‘kërcënon’ francezin me burg
Futbollistët e Egjiptit në Sexhde, falënderojnë Zotin për golin ndaj Argjentinës