Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dënuar deklaratat e ministrave izraelitë për shkurtimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.
Duke shkruar në X, Borrell tha se sanksionet duhet të jenë në axhendën e BE-së dhe i kërkoi qeverisë izraelite të distancohet nga komentet dhe “të angazhohet në negociatata e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, për një armëpushim të menjëhershëm”.
Bëhet e ditur se komenti i diplomatit evropian vjen pasi Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se transferimi i ndihmave humanitare dhe karburantit në brez duhet të ndalet “derisa të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”.



Të tjera
Në Gjilan fillon ndërtimi i njërës nga rrugët kryesore të Velekincës
Haxhiu takon Buleshkajn, flasin për raportin e buxhetin e APK-së
Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë