PO! Me herpes mund të infektohesh lehtësisht nëpërmjet prekjeve, puthjeve dhe kontakteve seksuale, qofshin ato vaginale, anale apo orale.
Kontakti i shkurtër lëkurë me lëkurë mjafton për ta transmetuar virusin, edhe kur nuk ka asnjë shenjë apo pezmatim të dukshëm të lëkurës dhe lëkura ngjan krejtësisht normale. Në shumicën e rasteve , herpesi transmetohet prej dikujt pa shenja të dukshme të infeksionit në lëkurë.
Për këtë arsye, shumica e studimeve dhe kërkimeve shkencore kanë treguar se 90% e njerëzve në moshë madhore do të infektohen njëherë gjatë jetës me herpes të thjeshtë ( HSV tip I). Shumë të tjerë do të infektohen me herpes gjenital (HSV tip II). Prandaj duhet të pyesni ndershmërisht partnerin ose të tregoheni të ndershëm me të për sa i përket historikut tuaj mjekësor të formave të ndryshme të herpesit, me qëllim që të shmangni një infeksion të panevojshëm, megjithëse të kurueshëm me mjekimet e përshtatshme.



Të tjera
Aksioni në ndërmarrjen “Eko regjioni”, arrestohen dy persona për keqpërdorim në prokurim publik
Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren
Reagime të forta nga Obama dhe Clinton për vrasjet në Minneapolis