Pavarësisht se në seancën e sotme ishin të pranishëm 117 deputetë dhe kishte kuorum, përpjekja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit sërish dështoi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese dhe se nuk do ta votojnë për kryeparlamentare.
Ai theksoi se vendin nuk mund ta mbajnë të bllokuar pafundësisht dhe fajin për situatën e krijuar e la mbi partinë që s’ka shumicë:
“Mundemi me diskutu kush e ka fajin, por ai bie mbi atë që nuk e ka shumicën. Ne si opozitë duam të ecim përpara, por kjo nuk është gjendje normale për Kosovën”.
“Nuk besoj që e merr votën e Aleancës.”
Situata në Kuvend vazhdon të mbetet e tensionuar dhe pa zgjidhje konkrete, ndërsa presioni për të gjetur një emër të pranueshëm për të gjitha palët po rritet dita-ditës.



Të tjera
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë
Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë
Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evropë