A do të ketë Bedri Hamza kundërkandidat për kryetar të PDK-së, flet Ferat Shala

A do të ketë Bedri Hamza kundërkandidat për kryetar të PDK-së, flet Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për proceset e brendshme në parti, si dhe rolin historik të subjektit në jetën politike të vendit, raporton GazetaBlic.

Duke komentuar për zgjedhjet e brendshme, ai tha:

“Ne kemi një vendim të Këshillit Drejtues që zgjedhjet e brendshme brenda partisë mbahen pas përfundimit të procesit pranveror që do të kemi edhe procesin e zgjedhjës së presidentit. Të hënën vendos këshilli drejtues i partisë, ata i kanë një sërë kompetencash për ta zgjedhur dhe kompletu ekipin, por edhe për të përcaktuar afate kohore dhe eventuale për ndonjë proces të më vonshëm politik.”

Në lidhje me garën për kryetar të PDK-së, Shala theksoi hapjen e partisë për çdo kandidat që i përmbahet rregullave dhe transparencës, duke shtuar se, sipas tij, Bedri Hamza mbetet favorit.

“Ne jemi i vetmi subjekt që nuk kemi kufizime dhe nuk kemi vija të kuqe për ato që i lejon rregulli, ligji, demokracia, statusi i partisë, por edhe transparenca. Mendimi im personal, është që Bedri Hamza nuk do të ketë kundërkandidat, por është e mirëseardhur edhe nëse kemi.”

Duke folur për rolin historik të PDK-së, ai theksoi rëndësinë e partisë në ndërtimin e institucioneve dhe shtetit të Kosovës.

“Ne dim se si është zhvilluar historia e këtij vendi, ne dijmë që ky subjekt në momente të caktuara ka qenë A-ja dhe ZH-ja e institucioneve dhe e lindjes së këtij shteti.”

Intervista e plotë: