Presidenca i përgjigjet OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi

A do të ketë një mandatar të dytë? Osmani thotë se afati skadon më 5 nëntor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbajti një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike.

Ajo bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar disa çështje.

“Diskutuam në qoftë së dikush nga partitë politike që ishin të ulura rreth asaj tavoline, e kanë shumicën për të krijuar Qeveri apo jo. Besoj i keni dëgjuar liderët politikë rreth qëndrimit të tyre, disa kishin qëndrime se nuk mund të krijohet shumica, disa kishin qëndrime se mund të takohemi sërish. Ne kemi 10 ditë nëse mandatohet mandatari i dytë, ky afat skadon më 5 nëntor. Deri në atë datë do të komunikojë me kryetarët e partive politike”, theksoi ajo.

Presidentja po ashtu tha se kanë biseduar edhe për buxhetin e vitit 2026, por që nuk ka pasur pajtueshmëri nga shumica e përfaqësuesve politike.

Ajo tha se kanë shikuar për mundësitë tjera për buxhetin, në mënyrë që vendi të mos mbetet pa buxhet./