Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Në diskutim e sipër rreth çështjes së Kuvendit dhe zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë, Haxhiu tregoi se Dimal Basha nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese rreth procedurës me short, shkruan Gazeta10.
Ajo tha se Lista Serbe ka refuzuar që të japë një emër tjetër përveç Slavko Simiq për nënkryetarë nga ky komunitet, Basha vazhdoi procedurën me short.
Në këtë moment Sadiku pyeti Haxhiun nëse Lëvizja Vetëvendosje do të votonte “për” për dikë tjetër nga ky komunitet nëse do të propozohej dikush tjetër krahas Slavko Simiq, ku edhe ashtu u kuptua nga ajo se çka tha Albulena Haxhiu.
Por Haxhuiu në këtë rast tha se jo, dhe se askush tjetër, asnjë kandidat nga Lista Serbe nuk do mund të merrte e as nuk do të merr vota asnjëherë prej Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta10
Të tjera
Arrin në mbi 800 numri i të vd*ekurve nga tër*meti në Afganistan
Zhegrova merr 11-shin te “Zonja e Vjetër”
Su*lmi në Banjskë, Plenkoviq kritikon BE-në që e kaloi sikur “nuk ndodhi asgjë”