Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina
C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si:
dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.
Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.
Efektet e dobishme të vitaminës C janë
demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të
lehtësimit të simptomave.
Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e
parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të
gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas
një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh
gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.
Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine
C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është
shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga
simptomat e tij.
Marrja e 200 miligramëve në ditë është e
mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.
Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në
vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të
ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka
qëndruar në karton.
Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet
gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket
nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.



Të tjera
Muja në Paris takon homologen franceze, në fokus bashkëpunimi në bujqësi
Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke
Trumpi mban sonte fjalimin për Gjendjen e Kombit, çfarë duhet të dihet?