Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se marrëveshjet që bën LDK-ja janë publike dhe transparente.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Zemaj tha se këto marrëveshje nuk bëhen në nivel qendror, por i takojnë kandidatëve dhe ekipeve të tyre në terren.
“Ne shumicën e këtyre komunave ka marrëveshje, por marrëveshjet e LDK-së janë publike, janë transparente, janë të menduara dhe i takojnë nivelit lokal. I takojnë kandidatit dhe ekipës së tij, sepse tashmë është e qartë edhe nga ligji për zgjedhjet lokale, është një garë që fillimisht bëhet mes partive politike, por kur kandidati kalon në balotazh, gara bëhet përtej subjektit të tij politik”, tha Zemaj.



Të tjera
Fondacioni Hind Rajab ngre padi për kr*ime lu*fte kundër ish-kryeministrit izr@elit Ehud Olmert
Produktet bimore mund të pengojnë tretmanet për kancerin
Një 25-vjeçare nga Kosova gjendet e vd*ekur në Tetovë