Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut, ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe aktivitetet e Sindikatës së Arsimit. Ai tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë.
Jasharaj tha se drejtoritë arsimore nëpër komuna kanë bërë të ditur se nga ana teknike shumica absolute e shkollave janë të përgatitura pbr vitin e ri shkollore, por ai shtoi se mbetet pikëpyetje pajisjet me tekstet shkollore, duke u bazuar në përvojën e vitit të kaluar lidhur me pajisjet e mjeteve mësimore, që sipas tij ka pasur vonesa të mëdha.
Jasharaj tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë. Megjithatë ai tha se është duke komunikuar me kryetarët e niveleve komunale dhe të universiteteve dhe paralajmëroi se në fundin e shtatorit do të mbahet takimi në Këshillin Drejtues, si organ më i lartë mes dy kongreseve të SBASHK-ut, dhe aty do të merret vendim se çfarë të veprohet tutje.
“Për t’i ikur grevave e protestave dhe për t’i dhënë hapësirë dialogut ne kemi filluar dhe jemi të angazhuar që të mbajmë takime me të gjithë ata që ndikojnë në krijimin e kushteve për dialog”, deklaroi Jasharaj teksa shtoi se u kanë dërguar shkresa të gjithë shefave të grupeve parlamentare të partive politike.
Ai bëri të ditur se me 4 shtator do të ketë takim edhe me shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllimin më të mirë që të ndikojë që çështjet të zgjidhen me dialog.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë