Indeksi i masës trupore nuk mund të tregojë gjithçka. Një studim i fundit ka zbuluar se 1/3 e personave të rrezikuar nga problemet e lidhura me obezitetin konsiderohen të shëndetshëm në bazë të përllogaritjes së indeksit të masës trupore.
Por, si mund të përcaktohet saktë pesha trupore normale? Raporti i gjatësisë me perimetrin e belit mund të përcaktojë nëse keni më shumë dhjamë se normalisht përreth belit (që lidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabetit).
Doni ta zbuloni nëse keni një peshë normale? Ja një test i thjeshtë, që zgjat vetëm 30 sekonda:
Prisni një spango po aq të gjatë sa jeni ju. Më pas e lakoni në gjysmë dhe e vendosni përreth belit.
Nëse mund ta rrethoni me të të gjithë belin, ky i fundit është më pak se gjysma e gjatësisë tuaj – domethënë keni peshë ideale. Por, nëse nuk e arrin ta rrethojë të gjithë belin, është koha të dobësoheni.



Të tjera
Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente
Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil dhe pa ndërprerje
Trump emëron Erika Kirk në bordin kryesor këshillues të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së