A mund të kalojnë amandamentet e Osmanit me votat e Listës Srpska?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për të mundësuar zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Megjithatë, kjo nismë ka nxitur reagime dhe kritika në opinionin publik.

Publicisti Milaim Nela e ka cilësuar propozimin për amendamente kushtetuese në këtë moment si joserioz dhe të papërshtatshëm.

Ai në postimin e tij në Facebook, theksoi se ndryshime të tilla kërkojnë kohë dhe një debat të gjerë publik, përcjell “Bota sot”.

Propozimi i amendamenteve kushtetuese vetëm pak orë para mbarimit të afatit të zgjedhjes së Presidentit ma së paku asht joserioze!

Është joserioze për një shtet si Kosova!

E them këtë sepse për ndryshime të tilla sigurisht qe ka nevojë te madhe por për to duhet kohë e një debat i mirëfilltë publik.

Mbi të gjitha në dijeninë time pa 2/3at votave të pakicave nuk mund të bëhet asnjë ndryshim kushtetues!

E paimagjinueshme!