Mediat shtetërore kineze kanë pyetur nëse SHBA-ja po përsërit të njëjtin gabim që bëri në Irak, këtë herë në Iran. Në një artikull online nga CGTN, një degë e transmetuesit shtetëror kinez për publikun ndërkombëtar, sulmet amerikane janë cilësuar si një pikë kthese e rrezikshme.
Ata shkruajnë se “Historia ka treguar shpesh që ndërhyrjet ushtarake në Lindjen e Mesme shpesh sjellin pasoja të padëshiruara, përfshirë konflikte të zgjatura dhe destabilizim rajonal”, duke marrë si shembull pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003.
Mediat kineze theksojnë se qasja diplomatike dhe e matur, e cila i jep përparësi dialogut mbi konfrontimin ushtarak, është shpresa më e mirë për stabilitetin në Lindjen e Mesme.



Të tjera
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës serbe në Kosovë
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë