Shtëpia e Big Brother VIP Albania tashmë është ndarë në dy grupe, një nga Gjesti e një nga Gerta Gixhari.
Ka qenë Valbona Mhilli e cila ka reaguar në mesnatë ashpër ndaj Laert Vasilit, për shkak të një fjale që i kishte thënë këngëtari pejan.
Ajo më pas shkoi për ta zgjuar nga gjumi aktorin duke i kërkuar llogari për fjalët e Gjestit, meqë në një mënyrë është pjesë e grupit të tij.
“A ta futi, a ta nxori Laerti”, dëgjohet duke bërtitur në një çast gazetarja në Big Brother.
E më pas shtoi: “Nuk guxon të më përmendi emrin njeri”.
Laerti nga ana tjetër i tha se po fle dhe se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh.
Në shtëpi këto ditë kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, ku edhe gjendet një zarf i zi.



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë